Policia ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër e ka shpallur në kërkim, pasi janë kapur duke transportuar me makinë 31.45 kilogram kanabis.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit, Klerdi Graçi, 33 vjeç, Aulon Milo, 31 vjeç, dhe Aleksandros Vasili, 26 vjeç, të tre banues në Vlorë, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi E.Zh, 31 vjeç, banues në Tepelenë pasi:
Në aksin rrugor Bënçë-Progonat, në afërsi të fshatit Bënçë, Tepelenë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Opel" me targa AA927RJ me drejtues mjeti një shtetas i cili i është larguar punonjësve të policisë, dhe pasagjer shtetasin Klerdi Graçi u gjet lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, me peshë 31.45 kilogram.
Ndërsa shtetasit Aulon Milo, Aleksandros Vasili dhe E.ZH bënin hapjen e rrugës me automjetin tip "Audi", me targa AA 204 SL dhe me automjetin tip "Jeep" pa targa.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të cilët i janë larguar punonjësve të policisë. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, neni 283/2 i Kodit Penal.





