Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen opozitës në protestën për largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

“Opozita e bashkuar i fton të gjithë nga jugu në veri në protestën më të madhe për të larguar kupolën mafioze. Ju ftojmë të bashkohemi në protestë për largimin e Fatmir Xhafajt. Nuk duam të largojmë njerëzit që i shërbejnë Tahirit me njerëzit që i shërbejnë Xhafajt. Sot duhet të kemi një Ministri të Brendshme që u shërben njerëzve. Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar kundër krimit dhe qeverisë së lidhur me krimin.”

FJALA E BASHËS

I ftoj qytetarët që të protestojmë së bashku për largimin e Fatmir Xhafajt.

I ftojmë të protestojmë për largimin nga policia të atyre që ndihmojnë kriminelët si Agron Xhafaj, Habilajt, Balilajt.

Ne do t’i themi ndal procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafajt.

Sot duhet të kemi një Ministri të Brendshme dhe një polici që i shërben njerëzve.

Jo një polici që rrëmben në mes të natës Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Artan e Moisi Habilajt dhe Agron Xhafajt.

Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë.

Ka nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe me kriminelë as polici i thjeshtë dhe as Ministri i Brendshëm.

Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar për drejtësi të vërtetë dhe jo fallco.

Për drejtësi të barabartë për të gjithë.

Për drejtësi që nuk kursen asnjë politikan.

Të gjithë ne pavarësisht kujt parti i përkasim, pavarësisht se ku jetojmë, pavarësisht se në çfarë besojmë, jemi në rradhë të parë shqiptarë.

Mbi të gjitha ne duam Shqipërinë

Një Shqipëri pa krim, një Shqipëri pa drogë.

Një Shqipëri europiane.

Një Shqipëri ku ka mundësi dhe dinjitet për të gjithë.

Tani është momenti të mos e shtyjmë më.

Ne nuk mund t ëhumbasim më kohën dhe energjitë tona çdo ditë duke u marrë me kriminelin e rradhës në politikë.

Është koha t’u themi sot ndal të gjithë politikanëve të lidhur me krimin.

Është koha që të mbyllim një herë e mirë kapitullin e krimit në Shqipëri
Që të hapim kapitullin e shëndetësisë, të arsimit, të investimeve të huaja, të punësimit.

Ndaj ne i ftjmë të gjithë qytetarët të protestojnë për t’i thënë ndal krimit dhe drogës.

Ne mund ta bëjmë këtë gjë.

Ne e kemi bërë këtë gjë.

Edi Rama e mbrojti, por ne e larguam Armando Prengën
Edi Rama e mbrojti por ne e larguam Arben Ndokajn
Edi Rama e mbrojti por ne larguam Mark Frrokun
Edi Rama e mbrojti por ne larguam Elvis Roshin
Edi Rama e mbrojti por ne larguam Saimir Tahirin

Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë.

Qëndrimi i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm është kosto për Shqipërinë, ështrë goditje për drejtësinë.

Shqipëria ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit.

Prej katër vjetësh Edi Rama u dha pushtet kriminelëve dhe luftoi popullin.

Por ne kemi treguar në këto aktër vjet se ne jemi më të fortë se krimi, jemi më të fortë se Edi Rama.

Pushteti u takon njerëzve dhe jo ministrave.

Pushteti është i popullit dhe jo i kryeministrit.