Një 65-vjeçar në Durrës ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar.
Policia bën me dije se shtetasi A.A., banues në Durrës, është gjetur dy ditë më parë i shtrirë në tokë në lagjen nr.18 të qytetit.
Mësohet se viktima i cili vdiq në spitalin e Durrësit, ishte konsumues i alkoolit dhe i sëmurë me cerozë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për ngjarje aksidentale.
Njoftimi i policisë
Më datë 16.05.2018, në lagjen nr. 18, është gjetur i shtrirë në tokë, shtetasi A.A, vjeç 65 banues në Durrës, (konsumues i alkoolit dhe i sëmurë me cerozë), i cili është rrëzuar dhe vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për ngjarje aksidentale.





