Një aksident me pasojë vdekjen e një adoleshenti ka ndodhur ditën e sotme.
Në një njoftim paraprak, policia bën me dije se në fshatin Çërravë-Pogradec, mjeti tip “Benz” me targa AA009JJ, me drejtues shtetasin K.P, banues në Korçë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin A.H, rreth 18 vjeç, banues në fshatin Çërravë, këmbësor në rrugë.
Drejtuesi i mjetit ështëi shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





