Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme, në të cilën ka folur për një skenar kriminal të dyshes Rama-Xhafaj, teksa ka publikuar me zë e figurë video të një interviste të dëshmitarit X i cili në audiopërgjimin e publikuar nga PD bashkëbisedon me Agron Xhafën për pazare droge.

Basha theksoi se tashmë po zbatohet skenari kriminal i dyshes Rama-Xhafaj, pas dërgimit në Itali të vëllait të ministrit, Agron xhafaj.

Skenari me katër pika:

Moho përgjimin

Kap, josh ose likujdo dëshmitarin e familjen e tij

Shkatërro provat

Akuzo dhe kërcëno opozitën