Në kuadër të çështjes gjyqësore për të cilën deputeti Tom Doshi, ish-deputeti Mark Frroku dhe Durim Bami po gjykohen për dëshmi të rremë, sot është shtyrë seanca e parë ndaj tyre.
Çështja në fjalë ka të bëjë me pretendimet e Tom Doshit se Ilir Meta kishte paguar njerëz që ta vrisnin.
Sipas Doshit, Meta kishte pajtuar Durim Bamin që ta vriste atë dhe ish-deputetin demokrat Mhill Fufi.
Doshi dhe Bami po gjykohen për dëshmi të rreme, por ata nuk janë paraqitur në seancën e sotme gjyqësore ndaj tyre.
Prokurorja e çështjes ka kërkuar shoqërimin e detyrueshëm për Doshin dhe Bamin. Por gjykata e ka rrëzuar në kërkesë të tillë.
Avokati mbrojtës do të kërkojë gjykim të shkurtuar dhe seanca e radhës do të mbahet më 5 qershor.





