Prokuroria për Krimet e Rënda ka apeluar këtë të enjte vendimin e caktimit të masës së sigurisë arrest shtëpie, ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Masa arrest shtëpie u caktua të shtunën nga Gjykata për Krimet e Rënda, ndonëse Prokuroria kërkoi masën arrest me burg për ish-zyrtarin e lartë. Sipas prokurorisë, Tahiri ka mundësi të prishë provat dhe të ndikojë mbi dëshmitarët.
Mbi Tahirin rëndojnë akuzat për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.
Por avokati Maks Haxhia e ka cilësuar të pabazë masën arrest shtëpie, duke paralajmëruar që ditën e parë ankimimin e saj në Apel.





