Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Komisariatin e Policisë në Korçë, pasi një i arrestuar është gjetur i vdekur.
Enea Ftoi 27-vjeçari, baba i tre fëmijëve siç shkruan Panorama, që ishte arrestuar për vjedhje me dhunë u gjet i pajetë në ambientet e paraburgimi.
Enea Ftoi u arrestua pasi vodhi me dhunë varësen e floririt të një qytetareje. Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit të Korçës.





