Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka bërë një thirrje të fortë për shqiptarët, duke i ka ftuar ata që të nxjerrin nga zyra kryeministrin Edi Rama dhe ta hedhin në Lanë, pasi ai po ‘qelb Shqipërinë’.
Nga jashtë selisë së Kuvendit, Berisha tha se dje Rama dhe Xhafaj gënjyen.
“Kjo është beteja e opozitës shqiptare. Sot është dita e faqezinjve. Edvin Kristaq Ramës dhe Fatzi Qafa Drogës. Ata mashtruan dje, ashtu siç thotë populli, si dera, popullin shqiptar. Ky faqezi për të mbrojtur vëllain e tij, Olsin, gënjeu dhe u bë ekspert i zërit. Sot ky faqezi për t'i shpëtuar kësaj kanë ndërmarrë një akt të rëndësishëm ndaj bashkëpunëtorin X. Prova janë absolutisht autentike ndaj nuk ngelet asgjë tjetër, veçse shqiptarët, që ky mashtroi në mënyrë të paskrupullt, ta nxjerrin nga zyra, ta hedhin në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin”, tha Berisha.





