Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një ditë më parë fletë thirrje për tu paraqitur për të dëshmuar, deputetëve të PD-së Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, për audiopërgjimin e publikuar dy ditë më parë ku u tha se shfaqej vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj duke biseduar me një trafikant.
Mësohet se dy deputetët demokratë, Salianji dhe Alibeaj nuk do të paraqiten për të dëshmuar për shkak të seancës së Kuvendit e cila nisi rreth orës 10:00. Ndërkohë që ata ishin ftuar të dëshmonin rreth orës 10:30.
Mësohet se bashkë me ta edhe këshilltari ligjor i PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar organit të akuzës të caktojë një datë tjetër për t’i marrë në pyetje.
Thirrja e tre demokratëve për të dëshmuar erdhi pas thirrjes publike të kryeministrit të vendit Edi Rama, i cili e cilësoi jo autentik audio-përgjimin e PD-së dhe tha se për këtë dikush duhet të paguante me burg.





