Në mbledhjen e grupit PS-së, kryeministri Edi Rama ka dhënë përgjigjen e prerë nëse ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të vazhdojë detyrën apo do të dorëhiqet pas publikimit të audiopërgjimit nga Partia Demokratike.
Rama tha se Xhafaj nuk duhet të përgjigjet, jo ligjërisht, por as moralisht, pasi ka në zotërim një analizë shkencore që vërteton se materiali i PD nuk është autentik.
"Saliu deklaroi se dëshmitarin nuk e nxjerrim, se kemi frikë mos na e vrasin. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e ekspertizës shkencore nga një laborator më i mirë i botës. Mua ajo përgjigje më mjafton. Mua më mjafton për t’ju thënë juve se s’kemi përpara asnjë provë për ministrin e Brendshëm por një material jo autotentik, mes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes, shkatërrimi i segmentit të fundit për rrugën drejt BE."





