Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona pasi u kapën duke kultivuar drogë.

Mësohet se në prangat e bluve të Sarandës për Kultivim të bimëve narkotike, kanë rënë shtetasit, Thanas Ciko., 53 vjeç, dhe Remzi Arapi., 40 vjeç, të dy banues në Xarë.

Ata u arrestuan pasi në një sipërfaqe toke në Xarë të marrë me qira prej tyre kanë kultivuar bimë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.