Rrëzohet kërkesa e Saimir Tahirit për të dalë nga arresti i shtëpisë. Ish-ministri që akuzohet për trafik narkotikësh dhe shpërdorim detyre u largua nga gjykata me makinën e policisë për t’u mbyllur sërisht në shtëpi.

Avokati Maks Haxhiaj, tha se prokuroria nuk ka asnjë provë të re për të mbajtur në arrest shtëpie ish-ministrin, ndërsa ironizoi deklaratën e prokurorit se Tahiri duhet arrestuar pasi ai di një ditë para se kë do të marrë prokuroria në pyetje.

Të dyja palët do ta ankimojnë vendimin e gjykatës në apel, prokurori duke kërkuar futjen në burg të Tahirit, ndërsa avokati për ta liruar klientin e tij.