Partia Demokratike me sa duket ka një strategji të re, me qëllim dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Burime pranë Partisë Demokratike thonë se në takimin e kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët është vendosur të protestohet nesër tek Ministria e Brendshme.
Ndërsa të mërkurën opozitarët pritet të marrin pjesë në komisione për të kërkuar dorëheqjen e Xhafajt. Nëse kjo nuk ndodh, të enjten ata do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar punimet e Kuvendit.
Të njëtat burime konfirmojnë se nëse ministri i Brendshëm nuk e ka dhënë dorëheqjen deri të enjten, demokratët janë të gatshëm të mos e lejojnë zhvillimin e një seance normale.





