Një 63-vjeçar është arrestuar nga policia pas denoncimit të një adoleshenteje për përdhunim. Sipas të dhënave zyrtare, u ndalua shtetasi Murat Cangoja, 63 vjeç, banues në lagjen "Skëndërbej", Elbasan.
Cangoja, në janar 2018 në banesën e tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj, me shtetasen A.I.,18 vjeçe, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, vepër kjo e parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal.





