Deputeti Oerd Bylykbashi ka bërë share në profilin e tij në Facebook videon e konferencës për shtyp të Partisë Demokratike, ku u publikua ajo që selia blu e quajti biseda audio që provon sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidh Bashkëpunëtorin X me trafikantët e kanabisit, të cilët janë nën urdhrat e Agron Xhafajt.
Videon, Bylykbashi e shoqëron me mbishkrimin: Kjo eshte banda qe qeveris sot shqiptaret!
Ndërkohë, një ditë më parë, në një tjetër status në Facebook, Bylykbashi shkruante se ndërsa kuksianët ndodhen ende në burg, vëllai i Fatmir Xhafajt, Agroni as nuk shkon në burg e as ekstradohet.
"Per kuksianet qe protestonin per te drejten per te shkuar ne shtepi pa i penguar trau dhe taksa e qeverise, gjykata nen vetingun dhe policet e Xhafajt nuk pati asnje dileme. Thjesht burg. Ama, per vellain e Fatmirit, Agronin, nuk ka asnje dileme. Thjesht manipulohet ligji qe te mos ekstradohet e te vazhdoje bizneset e lojrave te fatit si qytetar i lire edhe kur eshte i denuar per trafik droge.", shkruante një ditë më parë Bylykbashi.





