Në dy sherre të veçanta të regjistruara në Durrës dhe Sukth, dy persona kanë mbetur të lënduar, madje njëri ka marrë plagë të lehta.

Në të dy rastet, dhunuesit kanë përdorur mjete të forta për të goditur viktimat e tyre.

Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për 3 persona.

Njoftimi i policisë:

  • Më datë 14.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit D.M dhe K.A, vjeç 25 e 20, banues në Sukth, pasi më datë 13.05.2018, në Sukth, kanë goditur me mjete të forta shtetasin A.M, vjeç 52, banues në Sukth. Neni 89 i Kodit Penal.
  • Më datë 13.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës Parë Durrës, për shtetasin B.GJ, vjeç 42, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 14, ka goditur me sende të forta shtetasin K.A, vjeç 56. Neni 90 i Kodit Penal.