Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00 në fshatin Marikaj të Vorës, ku mbeti i plagosur një person.

Sipas të dhënave policore, shtetasi Mikel Shiba 25 vjeç, qëlloi me thikë në kurriz 46-vjeçarin Përparim Daja, duke e lënë të plagosur.

Organizimi i shpejtë i punës së policisë çoi në kapjen në kohë rekord të autorit të krimit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se autori i dyshuar Mikel Shiba u arrestua nga policia kriminale.