Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ironizuar me atë që ai e quan “reforma në drejtësi e Ramës me duart e Fatmirit”.

Sipas Bylykbashit, dilema e gjyqtares që vendosi për masën e sigurisë së Saimir Tahirit ishte: a t'ia ndaloj perdorim e telekomandes se TV apo te mos ia ndaloj?

Deputeti i Durrësit thekson se ndërsa kuksianët që protestonin për të drejtën për të shkuar në shtëpi janë në burg, vëllai i ministrit Xhafaj është i lirë, nuk ekstradohet dhe vazhdon bizneset e lojërave të fatit.

Postimi i plotë i Bylykbashit:

Te nderrosh kanalet e TV me telekomande apo me dore?

Gjyqtarja nen vetingun e Rames dhe Xhafajt, u mendua gjate, me ore te tera, per masen e arrestit te Sajmir Ta‎hirit. Per arrest me burg as qe behej fjale. Dilema e gjyqtares ishte: a t'ia ndaloj perdorim e telekomandes se TV apo te mos ia ndaloj?

‎Dileme e forte duhet te kete qene!‎

Per kuksianet qe protestonin per te drejten per te shkuar ne shtepi pa i penguar trau dhe taksa e qeverise, gjykata nen vetingun dhe policet e Xhafajt‎ nuk pati asnje dileme. Thjesht burg.

Ama, per vellain e Fatmirit, Agronin, nuk ka asnje dileme. Thjesht manipulohet ligji qe te mos ekstradohet e te vazhdoje bizneset e lojrave te fatit si qytetar i lire edhe kur eshte i denuar per trafik droge.‎

Kjo eshte reforma ne drejtesi e Rames me duart e Fatmirit!‎