Pavarësisht se aktualiteti politik ‘zien’ nga akuzat e opozitës kundër vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, apo edhe dorëheqja e Saimir Tahirit nga mandati, politika ka ‘prodhuar’ edhe momente humori. Kështu, emisioni ‘Kjo javë’ në ‘News24’, sjell disa nga momentet më pikante nga ngjarjet kryesore të shtatë ditëve, përmes rubrikës humoristike.

Mes pikanteve të javës ishte edhe momenti kur kryeministri Edi Rama në një takim me dhomën tregtare Shqiptaro-turke përshëndet në turqisht, ndërsa thotë ‘Jakshamllar’.

Padyshim pikante ngelen edhe disa nga momentet gjatë tensioneve që u shoqërua seanca plenare e së enjtes, ku shihet se si flet nga vendi deputeti i PS-së Taulant Balla. “Ore foli, foli o Lulzim, foli pra. Do flasësh për kunatin. Meqenëse jemi sot. Hajde pra, fol”. Por pikante ngelet edhe momenti kur kreu i PD-së Lulzim Basha u bën shenjë me dorë deputetëve të tij që të vijnë pranë foltores./BW