Pas vendimit të Krimeve të Rënda të cilat kërkuan masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Saimir Tahirin, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Në një status në Facebook, Rama shkruan se vendimi nuk komentohet, por thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur.
STATUSI I PLOTË
Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike.





