Një 22-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke në Kos, pasi u kap duke futur drogë në ambientet e paraburgimit.

Mediat greke thonë se i riu shqiptar ka tentuar të futë kokainë në burg, gjatë vizitës që ai do t’i bënte një bashkëatdhetari.

Droga u kap gjatë kontrollit që iu bë për shmangien e produkteve të paligjshme.

Materialet për të arrestuarin u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Kos.