Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një të ri.

Mësohet se ditën e djeshme ra në prangat e policisë shtetasi G.I.,  vjeç 26, banues në Durrës.

26-vjeçari u kap në lagjen 13 të qytetit të Durrësit  duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”.

I riu do të përballet me drejtësinë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve pa dëshmi” sipas nenit  291 të Kodit Penal.