Policia njofton se ka bërë të mundur ndalimin e një personi nga Durrësi, të akuzuar për plagosje të rëndë.
Nga seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit, më datë 11.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.G., vjeç 38, banues në Durrës.
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, neni 88/1 i Kodit Penal.





