Një person i moshës 64 vjeç është gjetur i vdekur në banesën e tij në Shijak, në fshatin Bilalaj.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi R.Gj., i cili jetonte i vetëm. Ai u gjet i vdekur ditën e premte pa shenja dhune.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se nga veprimet e kryera rezulton se 64-vjeçari ka qenë përdorues alkooli dhe vuante nga zemra.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vdekje natyrale.