Policia Kufitare e portit të Durrësit, ka kapur një shtetas të shpallur në kërkim.

Mësohet se më datë 10.05.2018, u prangos shtetasi S.B., vjeç 51, në PKK Port Durrës.

51-vjeçari i arrestuar ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit", sipas neneve 290 e 273 të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.05.2018, në PKK Port Durrës, u kap shtetasi S.B vjeç 51, i shpallur në kërkim për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.