Pas denoncimit të opozitës se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka qenë i dënuar me 7 vite burg në Itali për drogë, ka reagua ambasadori amerikan Donald Lu.

"Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj."

Denoncimet e opozitës vazhduan edhe ditën e djeshme, ku sipas saj ministri i Brendshëm Xhafaj ka falsifikuar një nen në kodin e procedurës penale për të mos ekstraduar në Itali vëllain e tij.