Tre të rinj mbeten të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në dalje të qytetit të Kukësit. Automjeti me të cilin ata po udhëtonin doli nga rruga dhe për pasojë mbetën të plagosur Aleksandër Tanushi, Fatjon Bregu e Mark Tanushi, përkatësisht, 26, 25 dhe 27 vjeç nga Lezha.
Makina me të cilën po udhëtonin tre të rinjtë doli nga rruga dhe përfundoi 10 metra poshtë. Shkak paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Në vendngjarje shkoi policia rrugore dhe zjarrfikësit, të cilët nxorën të plagosurit nga makina dhe i transportuan në spitalin e Kukësit.
Raportohet se tre të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën.





