Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës në Shkodër dhe shkak dyshohet një konflikt mes disa personash.
I plagosur ka mbetur shtetasi Ermir Simoni, 42 vjeç, pronar i një servisi makinash në afërsi të hidrocentralit.
Sipas të dhënave të para bëhet me dije se një person ka hyrë në servis dhe ka goditur vëllain e Simonit dhe një punonjës e më pas ka qëlluar me armë duke plagosur Ermir Simonin.
Ky i fundit është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet policia.





