Në një kohë kur sot ishte caktuar që të zhvillohej gjyqi për Denis Shtrazën, seanca është shtyrë për një ditë tjetër.
Shkak është bërë gjendja shëndetësore e Shtrazës, i cili është dënuar përjetë për vrasjen e Gazmend Çollakut.
Ngjarja në fjalë ndodhi më 6 janar të 2016-ës, trupi i të cilit u gjet në Murqinë të Krujës.
Avokati i Shtrazës pohoi për News24 se Denisi nuk ishte mirë me shëndetin dhe se ishte në spitalin e burgut.





