Kapet dhe ndalohet autori i plagosjes me armë zjarri të 22-vjeçarit në lagjen “11Nëntori”, Elbasan.

Ndalohet edhe një shtetas tjetër si përkrahës i autorit të krimit.

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

Juxhino Seferi, 22 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Ky shtetas dyshohet se më datën 23.04.2018, në rrugën e “Konvikteve”, në lagjen “11Nëntori”, Elbasan, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh.R dhe më pas është larguar me një automjet.

Gjithashtu në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, u bë kapja dhe ndalimi edhe i shtetasit:

Mattia Ajazi, 23 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasanpër veprime të mëtejshme.