Gazetari Arjan Çani deklaron se Edi Rama nuk e ka dashur Fatmir Xhafën si ministër, por e vuri pasi i pëlqeu amerikanëve.
Çani tha në ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’, se mund të jetë kryeministri Rama ai që këtë çështje ia ka kaluar Bashës, në mënyrë që të kalojë vëmendjen te Xhafaj dhe ta largojë kështu nga ish-ministri Tahiri.
“Rama s'e ka dashur asnjëherë Xhafën ministër, pasi gojët e liga thonë, se pa që amerikanët u entuziazmuan shumë nga Reforma në Drejtësi që udhëhoqi Xhafaj dhe nisur nga kjo tha, meqë amerikanët e paskan qejf këtë, hajt ta vë ministër se Saimiri mu dogj. U tregua i mençur, tha: ‘çfarë duan amerikanët, duan Xhafën’, ‘ok’ po vëmë Xhafën ministër. Nuk ishte Saimiri i cili ishte besniku i Ramës, Xhafaj doli ndryshe, Xhafaj nuk merrte urdhra. Ishte njeri i vjetër i PS-së. Nuk i bindej. Në këto kushte Rama ka thënë kalova nga shiu në breshër. Humba të besuarin tim Saimirin dhe vura një tjetër që më bën po*dhë. Rama çfarë ka bërë për të hequr Xhafën, ja ka kaluar këto informacione Bashës dhe në këtë mënyrë të gjithë merren me Xhafën dhe vëllain e tij dhe në këtë mënyrë humbet vëmendja nga Saimir Tahiri. Xhafaj me Ramën nuk janë shok të ngushtë ashtu sikurse ishte me Tahirin, këtë e dinë të gjithë”, pohoi Çani.





