Një grabitje është regjistruar sot në Mirditë, ku një person i kanë vjedhur portofolin me miliona lekë. Por dy autorët nuk janë mjaftuar me vjedhjen, por edhe e kanë dhunuar shtetasin N.GJ.
Mësohet se dy grabitësit që janë arrestuar nga policia, Angjelin Perleka dhe Erjol Shtjefanaku, kanë arritur të marrin portofolin e shtetasit më sipër, brenda të cilit kishte 200 mijë lekë.
NJOFTIMI I POLICISE:
Specialistët e seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, falë një pune hetimore të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja brenda 24 orëve e shtetasve Angjelin Perleka, 29 vjeç, banues në Mirditë dhe Erjol Shtjefanaku, 32 vjeç, banues në Mirditë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi më datë 09.05.2018, në Rrëshen, i kanë vjedhur me dhunë portofolin ku brenda kishte rreth 200.000 lekë të reja, shtetasit N.Gj. duke e goditur fizikisht si dhe me mjete të forta. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale” Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 dhe 89 -25 të Kodit Penal.





