Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fushë Krujë, në fshatin Larushk. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 3 persona, që mësohet se janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Mësohet se një mjet tip ‘Benz’ goditi një tjetër mjet dhe më pas u përplas me një bllok betoni. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





