Akuzohet si autore e një vjedhje të realizuar një ditë më parë në Durrës, në lagjen nr.12, por nga hetimi rezultoi se kishte kryer një vepër të ngjashme edhe më parë.
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 44-vjeçaren R.H. banuese në Tiranë, e cila, një ditë më parë, i ka vjedhur çantën me dokumentet, një celular dhe një sasi lekësh shtetases A.P, vjeç 41, banuese në Durrës.
Pas arrestimit dhe marrjes së shenjave të gishtave është zbuluar se hajdutja kishte kryer edhe më parë një tjetër vjedhje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës. Përsëritja e së njëjtës vepër penale, mund të rëndojë situatën e 44-vjeçares para togave të zeza të gjykatës.
Ndërkohë policia e Durrësit ka zbardhur një tjetër vjedhje të kryer në qytetin bregdetar nga një shtetas po nga Tirana.
"Në bazë të informacionit, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja” më datë 09.05.2018, nga veprimet e kryera rezulton se autor i dyshuar është shtetasi P.M vjeç 44, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij", njofton policia.





