Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas iranianë.
Nga burimet zyrtare mësohet se më datë 09.05.2018, u prangosën shtetasit:
-A.E, vjeç 30 banues në Karaj, Iran.
-M.A, vjeç 30, banues në Kazeroom, Iran.
Shtetasit e mësipërm u arrestuan pasi gjatë kontrollit në P.K.K, Durrës, janë kapur duke kaluar kufirin me vizë “Shengen” të falsifikuar.
Dy të rinjtë iranianë, akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” sipas neneve 189 e 190 të Kodit Penal.
NJOFTIMET E POLICISË
*Më datë 09.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.E, vjeç 30 banues në Karaj, Iran, pasi gjatë kontrollit në P.K.K, Durrës, është kapur duke kaluar kufirin me një vizë “Shengen” të falsifikuar. Nenet 189 e 190 të Kodit Penal.
*Më datë 09.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.A, vjeç 30, banues në Kazeroom, Iran, pasi gjatë kontrollit në P.K.K, Durrës, është kapur duke kaluar kufirin me vizë “Shengen” të falsifikuar. Nenet 189 e 190 të Kodit Penal.





