Seanca e sotme parlamentare u ndërpre dy orë pas nisjes për shkak të acarimit të situatës. Deputetët e opozitës u ngritën më këmbë dhe rrethuan foltoren kur Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i mbylli mikrofonin kreut të PD-së Lulzim Basha, të cilit i kishte mbaruar koha e caktuar.
Situata e tensionuar bëri që kryeparlamentari Ruçi të njoftonte ndërprerjen e seancës si dhe mbylljen e kamerave të televizioneve që transmetonin direkt.
Por duket se kreu i PD-së ka gjetur një zgjidhje, duke hapur transmetimin LIVE nga faqja e tij e Facebook. Pas tij edhe Berisha ka bërë të njëjtën gjë, duke hyrë në transmetim direkt në të gjitha mediat informative dhe lexuar deklaratat e tyre.





