Kryetari i Kuvendit ka mbyllur seancën pasi deputetët e PD-së bllokuan foltoren pasi Ruçi i preu fjalën Bashës. 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i kushtoi fjalës së tij në foltore, dosjen e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Basha thotë se Fatmir Xhafaj ka përgjegjësi ligjore dhe politike dhe ka shkelur ligjin për të mbrojtur vëllanë e tij Agron Xhafaj. PD e akuzon Xhafën për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Në momentin kur ia ndërprenë fjalën Bashës, deputetët e PD-së u vendosën në foltore duke krijuar momente tensioni.

Pavarësisht thirrjeve të Ruçit për të liruar foltoren, deputetët e PD-së dhe LSI-së, vijojnë ta mbajnë atë të bllokuar