Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim përjetë në mungesë Jani Aliajn për vrasjen Elton Çiços.

36-vjeçari Çiço u qëllua me 2 plumba në një lokal pranë shkollës “Emin Duraku”, rreth orës 22:05 më 1 maj 2016.

Jani Alia 39 vjeç nga Tepelena ekzekutoi 35-vjecarin Çiço. Alia u ndihmua nga Renato Milloshi 36 vjeç, djali i ish-kreut të komunistëve Hysni Milloshi.

Milloshi është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2015 ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës për armëmbajtje pa lejë dhe kanosjen e një personi. Ai është proceduar në fushën e tregtimit të lëndëve narkotike si dhe për plagosjen e disa personave gjatë viteve 2012- 2013.