Pak orë pas plagosjes me armë zjarri të një 35-vjeçari në fshatin Grudë e Re në Shkodër, policia ka identifikuar autorët dhe është vënë në kërkim të tyre.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22:30, në momentin kur 35-vjeçari me inicialet Gj.G, po kthehej për në banesën e tij. Ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, duke e plagosur.
Sipas policisë, 35-vjeçari ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
Nga Policia e Shkodrës vijojnë hetimet me intensitet, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Është bërë identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, por nuk jepen të dhena të tjera për shkak të hetimeve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 78 – 22 , 278 i Kodit Penal.





