Një nga shqiptarët e burgosur, i arratisur dje teksa transferoheshin me auto-burg nga Athina në Kretë, është emër i njohur në Greqi.
Ai është dënuar për një krim të rëndë, pasi ka vrarë një djalë vetëm 4 vjeç së bashku me babanë e tij, një vrasje kjo e porositur nga rivali i viktimës për pazare droge, raporton “Panorama”.
Mediat greke, raportojnë se shqiptari Xhuliano Halili ishte një i dënuar me burgim të përjetshëm ne Greqi, për vrasjen e djalit të vogël, me emrin Kerry, së bashku me babanë e tij, Felim Mesa.
Krimi, që në kohën kur ndodhi më 29 nëntor 2011 bëri bujë në Greqi, ishte porositur nga rivali grek i viktimës Vasilis Varelas për çështje droge.
Në atë kohë shqiptari u zbulua pas një përgjimi të bisedës teksa kishte marrë porosinë për të bërë vrasjen. Shqiptari që njihej me emrin “Nikos”, thuhet se ishte i pamëshirshëm.
Pjesë nga biseda e përgjuar:
Një nga anëtarët: Do të jetë edhe fëmija e tij
Tjetri: Çfarë thoni? Çfarë do të bëj unë?
Porositësi: Merrni telefonin. Thuaji atij të jetë atje për një orë. Dhe ne nuk jemi të interesuar për të vegjlit.
Përgjigja: Çfarë do të bëjmë për të vegjlit?
Porositësi: Mos flisni në telefon. Ti e di atë që do të bësh. Më jep Nikos (emri grek i ekzekutuesit shqiptar).
Përgjigjet tjetri: Nuk e kemi parasysh të voglin.
Nikos: Ai është një fëmijë.
Porositësi: Delet nuk na pengojnë, (marrëzi), nuk ka rëndësi.
Nikos: Të tjerët pas meje më bëri thirrje. Brirët (patrullat). Çfarë doni që unë të bëj tani? /Panorama/





