Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, komentoi shkarkimin nga detyra të kreut të Prokurorisë për Krimet e Rënda Besim Hajdarmataj nga kryeprokurorja Arta Marku.
Gjatë një deklarate për mediat, Basha tha se kamikazja e Ramës shkarkoi kryeprokurorin.
“Ishte bërë marrëveshje me Ramën. Edi Rama do i siguronte Tahirit paprekshmërinë nga drejtësia. Rama shpalli urdhrin ndaj Prokurorisë kur tha se nuk ka prova për të dënuar Saimir Tahirin. Hajdarmataj u zëvendësua nga një kamikaze e Ramës. Shkarkimi vjen pak ditë pas mbërritjes së materialeve nga Greqia për dosjen Tahiri. Ky shkarkim vjen ditën kur PD denoncoi mbështetjen që Xhafaj i jep vëllait të tij të dënuar për drogë”– tha Basha.





