Një 55-vjeçar në Durrës ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se shtetasi S.P., 55 vjeç banuese në Durrës, më datë 07.05.2018, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore në banesën e saj.

Për pasojë, 55-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa nuk bëhen me dije shkaqet e një akti të tillë.

Materialet u referuan në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për vlerësim.