Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën rreth orës 05:40 të mëngjesit së mërkurës, pas një aksidenti në rrugën nacionale Kifisos në Athinë.
Momenti i aksidentit ku humbën jetën shqiptarët, Spiro Guri dhe Dhimitër Pabuko, të moshës 60 dhe 65 vjeç, është fiksuar nga kamerat e sigurisë.
Mjeti maune kaloi barrierat ndarëse të rrugës dhe kaloi në krahun tjetër, duke u përplasur me dy automjetet ku ndodheshin dy viktimat.
Drejtuesi 64-vjeçar i maunes, shtetas grek është arrestuar, ndërsa dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit.
Në njërën prej makinave ka qenë dhe një tjetër shtetase shqiptare, një 34-vjeçare e afërme e viktimës Guri, e cila është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në pavionin e reanimacionit në spitalin Atikon.





