Rita Ora ndihet e ngazëllyer që do të vijë në Tiranë, që sikurse e cilëson ajo, kryeqyteti shqiptar është gjithnjë në ndryshim.
Kështu shkruan këngëtara me famë botërore në një postim në Facebook.
“E ngazëllyer për të shkuar në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë gjithnjë në ndryshim për një shfaqje të shkëlqyer më 3 qershor në sheshin e mahnitshëm “Skënderbej”. Mezi pres për të festuar me të gjithë gjithë ju. Tirana Rocks”.
Ky postim është edhe një reklamë e shkëlqyer për Tiranën në të gjithë botën.
Rita rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vjetësh, dhe garanton se se do argëtojë me performancë madhështore fansat shqiptarë në Tiranë më 3 qershor.





