Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se mbështet aleancën midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

"Unë mendoj se aleanca dhe bashkëpunimi opozitar është jetik në betejën kundër kësaj të keqeje dhe rrezikut të madh kombëtar që është Edi Rama. Unë shoh që kjo aleancë po konsolidohet. E kam mbështetur dhe e mbështes publikisht. Ka qenë në tetor kur opozita u bashkua dhe shpalli një platformë", tha Berisha gjatë emisionit "360 Gradë" në Ora News,