Dy drejtues mjetesh, të dy banues në Durrës, janë arrestuar nga efektivët e policisë rrugore, pasi rezultuan të dehur në momentin e kontrollit nga postblloku i policisë.
Arrestimet në flagrancë janë kryer në Tiranë dhe Durrës.
Njoftimet e policisë:
Më datë 07.05.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi A.XH, vjeç 40, banues në Durrës, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, Tiranë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Alfa Romeo”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 07.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.S, vjeç 52, banues në fshatin Rromanat, pasi në rrugën “Martin Canaj”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal





