Partnerët e projektit "LOCATIONS –Low Carbon Transport in Cruise Destinations Cities", nisën sot në Durrës takimin e përbashkët me qëllim përmirsimin e e logjistikës në lidhje me lundrimin dhe planifikimin e transportit.
Të pranishmit që mbërritën në APD nga portet e Lisbonës, Malagës, Zadarit, Rijekës, Ravenës, Durrësit dhe Triestes i përshëndeti zv. Drejtorja Ekzekutive, Sonila Toska, e cila vlerësoi përgatitjen e sektorit të projekteve në APD për këtë proces bashkëpunimi.
Më pas përshëndetën edhe kreu i Departamentit të Transportit në Institutin e Transportit, Bujar Kotrri si dhe shefi i Zyrës së Menaxhimit të projekteve, Fabio Tomasi.
Për dy ditë në sallën e Trajnimeve në Durrës me radhë do të vijojnë diskutimet sipas një programi të parapërgatitur. Ky është Takimi i katërt në kuadër të projektit ku janë përfshirë shtatë qytete –port evropiane.
LOCATIONS –Low Carbon Transport in Cruise Destinations Cities- Porti i Durrësit është në partneritet me 6 qytete porte të Europes në Itali, Portugali, Spanjë, dhe Kroaci.