Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia.

Bëhet fjalë për shtetasin Aleksandër Gora, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Ndalimi i këtij shtetasi, u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë, me vendim nr 81 të datës 30.03.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 4 (katër) vjet, 6 (gjashtë) muaj e 25 (njëzetë e pesë) ditë burg.

44-vjeçari Gora, akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje", kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 278/1, 80, 20 dhe 25 të Kodit Penal.