Tre automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik ku për pasojë janë plagosur tre persona, mes tyre edhe një i mitur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë pranë fshatit Pojskë.
Sipas policisë, makinat e aksidentuara janë një automjet "Benz" me targa AA 891 ST, një "Volkswagen" me targa TR 1101 N dhe një mjet i parkuar me targa greke YZO 9396, i cili është goditur nga dy makinat e tjera.
Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, si edhe një fëmijë i cili udhëtonte në mjetin tip "Benz" me targa AA 891 ST.
Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





